Sekretari gjerman reagon pas rrëzimit të Qeverisë Kurti: ShBA po ndjekë agjendë të rrezikshme

Sekretari gjerman reagon pas rrëzimit të Qeverisë Kurti: ShBA po ndjekë agjendë të rrezikshme

Boris Ruge, sekretari gjerman ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti. Ai ka kundërshtuar rrëzimin e kësaj qeverie.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ruge ka shkruar se ata që e rrëzuan Qeverinë e Kosovës në këtë kohë pandemie duhet të japin përgjegjësi, raporton Gazeta Insajderi.

“Ata që rrëzuan qeverinë e Kosovës në mes të një pandemie do të duhet t’u përgjigjen pyetje të përgjegjësisë dhe legjitimitetit. BE, Franca dhe Gjermnia duhet të lavdërohen për mbështetjen e tyre të fortë për kryeministrin Albin Kurti. E trishtuar kur sheh që ShBA ndjekë një agjendë të vecantë dhe të rrezikshme”, ka shkruar

Qeveria Kurti është rrëzuar sot me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim. /Insajderi.com