rreth deklaratës së tij dh�" />

Sekretari i FFK-së sqarohet rreth biletave në tribunën ‘VIP’: “Ku ka në botë kështu?”

Sekretari i FFK-së sqarohet rreth biletave në tribunën ‘VIP’: “Ku ka në botë kështu?”

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu është sqaruar për Insportin rreth deklaratës së tij dhënë sot lidhur me atë se në tribunat VIP ka pasur shikues që nuk kanë paguar biletë për ta shikuar ndeshjen.

Më herët gjatë ditës, Salihu kishte thënë se ishte “i ulur në fund të tribunës VIP në mes të dyja karrigeve që të mos më shohë askush”.

Rreth këtyre deklaratave të tij, Insporti ka kontaktuar me Salihun i cili është sqaruar se kjo nuk kishte të bëjë me tribunën ‘super VIP’ – aty ku ulen figurat e njohura dhe politikanët – por tribunën VIP, e cila ka rreth 1.600 ulëse.

Insporti mëson se për dallim nga tribuna ‘super VIP’, aty ku mund të ulen 36 vetë, kryesisht krerët shtetëror dhe për të cilat bileta nuk ka çmim, në tribunën VIP duhet të paguhet 80 euro varësisht se ku ndodhet ulësja.

“Ne nuk po flasim për super VIP, ajo pjesa e lartë është super VIP, nuk është VIP, aty udhëhiqet nga protokolli shtetëror. Aty janë 36 ulëse, ajo është tjetër gjë pasi menaxhohet nga Federata dhe Presidenca, pjesa VIP është tjetër, është përreth saj”, ka thënë Eroll Salihu për Insportin.

“Ata janë të gjithë në super VIP, ata 36 nuk mund të paguajnë aty”, tha Salihu.

Në tribunën ‘Super VIP’, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Fatmir Sejdiu, Shpend Ahmeti, Ramush Haradinaj, Abelard Tahiri, Kujtim Gashi e Uran Ismaili ishin ndër politikanët e pranishëm mbrëmë në stadium për ta përkrahur Përfaqësuesen e Kosovës.

I pyetur nga Insporti se pse persona të caktuar duhet të jenë të ftuar për ta shikuar ndeshjen, Salihu zbuloi se kjo ndodh për shkak se FFK-ja ka marrëveshje me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Sepse ne kemi marrëveshje me ministrinë, ne i japim kaq vende, ata e caktojnë kë të dojnë, nuk i caktojmë ne”, zbuloi Salihu.“Ne e caktojmë vetëm pjesën tonë, ndërsa pjesa VIP, që është me disa mija, 1.500-1.600, për këtë kam thënë. nuk kam thënë për politikanët, por në përgjithësi.

Ne ua bëjmë ftesën Kryeminstrit, Presidentit, por ne në fund ua japim edhe një sasi të caktuar, kemi memorandum. Ato janë në rregull, por pjesa tjetër e VIP-së, tash institucione të tjera lajmërohen, lajmërohet një ministri tjetër, lajmërohet një shoqatë, ne po duhet t’i respektojmë sa po mundemi, por kjo po na kushton tash”, thotë Salihu.

Ai zbuloi se institucione të ndryshme bëjnë kerkesa, jo vetëm politike, ata bëjnë kërkesa për tribunën VIP për të cilën duhet të paguhet 80 euro.

Eroll Salihu, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës

“Edhe tash ne aty paguajmë kumeditë sa ushqim, ata vijnë ulen në vende të caktuara, ushqehen si zotni, edhe në fund shajnë krejt edhe në fund dalin prej fushe, po ku ka në botë kështu”, shprehet Salihu.

“Tash po foli shlire, ku ka kështu? Ne nuk kemi gabuar, se kemi dashtë mi respektu pak, por tash kur të del prej kontrollit, kjo për mua është absurd”.Të gjitha shtetet në rajon i shesin [biletat], vetëm një kontigjent shumë i vogël, ne edhe me Dukën kemi fol, që na ka thënë se askush nuk vjen ta shikojë lojën falas”.

I pyetur nëse FFK-ja ka dhuruar bileta falas për në sektorin VIP, Salihu tha se kjo ka ndodhur me disa persona dhe institucione.“Po sigurisht, disa institucioneve, disa personave, që ne i kemi edhe njerëz që kanë kontribu, por pe shohim që po na dal prej… e ka humb efektin, se njerëzit nuk po dinë mu ndal”.Sekretari i FFK-së zbuloi se për krerë të shtetit si Presidenti dhe Kryeministri, Federat janë të obliguar që të dhurojnë biletat.

“Po, po, super VIP-ja i takon, 36 biletat i dhurohen ministrisë, edhe ajo është e obliguar t’ia japë Qeverisë, ne nuk i përzgjedhim, normal Presidenti, Kryeministri. Aty është për zyrtarë të ndeshjes, kryetari i Federatës me 4-5 anëtarë etj, delegati i ndeshjes”, thotë ai. Federata vetëm personave kryesorë i dërgon ftesën, Kryeparlamentarit, Kryeministrit, këtyre kryesorëve që janë, pastaj ministria i mbulon tjerët. Shpendi që e keni përmend, kryetarin. D.m.th kjo me super VIP s’ka të bëjë hiç, kjo është për VIP, super VIP përfaqësohet shteti, në rregull është”, përfundon Salihu.

Insajderi ka kontaktuar edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, i cili tha se Federata dërgon ftesa për mysafirë, dhe se ai merr ftesë për çdo ndeshje. Rreth ankesave të sekretarit të FFK-së, Insajderi ka marrë përgjigje edhe nga zyra e Kryeparlamentarit Veseli. /Insporti.com/