
Izedin Bytyqi sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës ka thënë se askush nga Ministria e Infrastrukturës nuk ka pasur informacion për transaksionin e vjedhjes së 2.1 milionë euro më 9 tetor.
I dyshuari për këtë rast, Labinot Gruda, i cili qëndron në paraburgim një mujor me akuzë për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet se transaksionet i ka realizuar në linjat buxhetore të Ministrisë së Infrastrukturës.
Sekretari i MI-së, tha se një zyrtar e ka informuar për kryerjen e një transaksioni të paautorizuar.
“Për ta sqaruar, unë si sekretar i ministrisë e kam pranuar informatën për këtë vjedhje dhe transaksion, më datë 19 tetor ditën e hënë. nga zyrtari i cili e ka vërejt se janë bë pagesa të paautorizuara, mirëpo që vjedhja ka ndodhur nga një zyrtar i ministrisë së Financave. MI e ka zbulu vjedhjen dhe e ka raportu rastin në polici, deri tash nuk ka ndërlidhje të ndonjë zyrtari të MI me këtë rast.”, ka thënë Bytyqi. /Insajderi.com