Sekretari i OKB-së ka një thirrje për të gjithë pas sulmeve në Siri

Sekretari i OKB-së ka një thirrje për të gjithë pas sulmeve në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka folur në fillim të mbledhjes për situatën e krijuar në Siri, ku SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca sulmuan regjimin e Assadit.

Ai u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të këshillit të sigurisë të tregohen të përmbajtur dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në Siri.

Ai tha se inspektorët e Organizatës për ndalimin e armëve kimike (OPCË) janë në Siri dhe janë gati të inspektojnë vendin e sulmit kimik të së shtunës së kaluar pranë Damaskut.

Kujtojmë se të shtunën në mëngjes, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca sulmuan regjimin e Assadit, pas dyshimeve se Assad ka përdorur armë kimike kundër qytetarëve të vetë. Mbledhja në OKb është duke vazhduar./Insajderi.com