Sekretari i OLV-UÇK: Të gjitha projekt-ligjet e miratuara për UÇK-në kanë hasur në vështirësi nga ambasadat

Sekretari i OLV-UÇK: Të gjitha projekt-ligjet e miratuara për UÇK-në kanë hasur në vështirësi nga ambasadat

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinikau, ka thënë se të gjitha ligjet që janë miratuar ne favor të UÇK-së kanë hasur vështirësi nga ambasadat e huaja.

Në “Debat Plus”, ai tha se ambasadori amerikan duhet ta kuptojë se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ligj për veteranët e luftës.

“Ambasadori amerikan duhet ta dijë se edhe Amerika ka ligj për veteranët e luftës. Ambasadori tha se ligji është edhe i kushtueshëm. Kjo nuk është e vërtet. Pos muzeut të luftës asnjë shpenzim tjetër me këtë ligj nuk do të bëhet”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar një projekt-ligj për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kjo dispozitë ligjore ne tentativë është kundërshtuar zyrtarisht nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe nga Bashkimi Evropian, njofton Insajderi.

Po ashtu, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë kritikat e tyre për përpilimin e këtij ligji.

Kuvendi i Kosovës nuk kishte korum që ky projekt-ligj të hidhet në votim. /Insajderi.com/