Sekretari organizativ i PDK-së: Qysh kanë fytyrë këta njerëz me dalë para aktivistëve të VV-së

Sekretari organizativ i PDK-së: Qysh kanë fytyrë këta njerëz me dalë para aktivistëve të VV-së

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar ashpër ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke thënë se “si kanë fytyrë të dalin para aktivistëve të ndershëm të Vetëvendosjes”.

Kjo pas raportimeve se motra e vajza e xhaxhait të Liburn Aliut “janë punësuar” nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Qe pra, Liburni Aliu nuk e di kur i punësohet motra, e ai tjetri Besnik Bislimi nuk e ka pa që 50 vjet nipin 46 vjeçar”.

Gjoshi, shtoi se aktivistët janë lënduar e burgosur në protesta, ndërsa tash “nuk llogariten”, madje “as telefoni nuk iu hapet”.

Ndërsa, Liburn Aliu, ka thënë të shtunën se “nuk e ka idenë për këtë punësim”.

Opozita po e kritikon Vetëvendosjen për “punësime familjare”.

Partia që drejtohet nga Albin Kurti, kishte akuzuar pushtetet e kaluara për nepotizëm. /Insajderi.com