Sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë

Sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë

Sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, larja e duarve është gjëja e parë dhe më e rëndësishme, që mund ta bëni për të shmangur ftohjen dhe viruset. Disa metoda të tjera, të cilat konsiderohen si “sekrete” për të mos u sëmurë kurrë janë:

Masazhet– shumë studime tregojnë se masazhet mund ta zvogëlojnë ankthin, presionin e gjakut dhe të ngadalësojnë rrahjet e zemrës, kështu që ato ndihmojnë edhe në lehtësimin e stresit, që është një nga gjërat kryesore që e pengon forcimin e sistemit imunitar.

Dushi i ftohtë– një tjetër sekret për shmangien e gripit është dushi i ftohtë. Kjo metodë mund të praktikohet edhe nga njerëzit, të cilët kanë mungesë të energjisë, migrenë apo qarkullim të dobët të gjakut.

Larja e duarve– është gjëja e parë më e rëndësishme për të shmangur viruset nga bakteret siç janë  E. Coli apo salmonella. Larja e duarve duhet të bëhet me sapun dhe ujë të ngrohtë për të paktën 20 sekonda.

Vitamina C dhe zinku– vitamina C është e domosdoshme sidomos për njerëzit, të cilët kanë stres të lartë. Gjithashtu është i këshillueshëm edhe konsumimi i suplementeve apo ushqimeve, që përmbajnë zink.

Qepa– qepët janë të pasura me antioksidantë, të cilët forcojnë sistemin imunitar dhe e luftojnë inflamacionin. Kjo do t thotë, që përveç forcimit të mbrojtjes kundër sëmundjeve të përditshme, me siguri ndihmon edhe në forcimin e shëndetit të zemrës.