Seksi me të mitur po bëhet biznes i madh në SHBA

Seksi me të mitur po bëhet biznes i madh në SHBA

Figura të shoqërisë civile dhe të mediat ngrejnë alarmin së fundmi në SHBA se fëmijë, vazja, disa prej të cilave më pak se dhjetë vjeç, po shiten e blihen për seks në vend.

Ata thonë se trafikimi i seksit dhe veçanërisht shitja e blerja e vajzave të reja është biznesi më i madh në rritje i rrjetit të krimit të organizuar, dhe renditet i dyti vetëm pas trafikut të drogës dhe armëve.

Gazetarja investigative Amy Fine Collins shkruan: “Është bërë më shumë fitimprurëse dhe e sigurtë shitja e adoleshenteve të manipulueshme sesa e drogës apo e armëve. Një masë heroine apo një automatik AK-47 mund të shitet një herë, ndërsa një vajzë e re mund të shitet 10 deri në 15 herë në ditë—dhe tutori i shpallur i saj merr 100 përqind të fitimit”.

Statistikat thonë se në botë një fëmijë shfrytëzohet çdo dy minuta nga industria e seksit.
Në një studim të agjnecisë USA Today, të rriturit paguajnë fëmijë për seks 2.5 milionë herë në vit në SHBA. Por cilët e bëjnë këtë? Burra nga të gjitha sektorët e jetës.

“Ata mund të jenë kolegët e tu, doktori, prifti apo bashkëshorti yt,” shkruan gazetari Tim Swarens, i cili ka shpenzuar vitin e fundit duke hetuar biznesin e seksit në Amerikë.

Vetëm në shtetin e Georgia llogaritet se 7,200 burra kërkojnë të blejnë çdo muaj seks me vajza adoleshente, që do të thotë rreth 300 prej tyre në ditë.

Llogaritet se të paktën 100,000 fëmijë—vajza e djem—shiten e blihen çdo vit për seks në SHBA, ndërsa rreth 300,000 janë të rrezikuar çdo vit nga ky trafik. Disa nga këta fëmijë merren peng, disa të tjerë janë të larguar nga shtëpia, ndërsa të tjerë shiten në sistemin e abuzimit nga të afërmit apo të njohurit e tyre.

“Trafiku njerëzor, shfrytëzimi komercial seksual i fëmijëve në Amerikë me anë të internetit, klubeve të striptizës apo prostitucioni të rrugës, është në binarë për t’u bërë një nga krimet më të rënda në SHBA”, ka thënë së fundmi prokurori Krishna Patel, duke shtuar se vajzat e reja u shiten klientëve për $25, në një kohë kur tutorët e tyre fitojnë $150,000 deri në $200,000 në vit për çdo ‘skllav’. (Themindunleashed)