"Transfer i paligjshëm"

Sekuestrohen 77.160 franga në pikën kufitare të Morinës

Tentohet të kalohen 77.160 franga në pikën kufitare të Morinës. Policia e heton dhe sekuestron paratë.

Sekuestrohen 77.160 franga në pikën kufitare të Morinës

Në pikën kufitare të Morinës policia ka sekuestruar 77.160 franga. Një person po tentonte të futej në Shqipëri me shumën e konsiderueshme, të cilën nuk e deklaroi në kufi, njofton Insajderi.

Kjo shumë e parave ishte fshehur në çantën personale, ku për këtë rast janë futur në procedurë një 35 vjeçar nga Kavaja dhe një vajzë nga Tirana. Sipas burimeve të gazetës Mapo, dy të yshuarit janë Burim Ferizaj dhe Rudina Binjaku.

Këtë transfer të paligjshme të parave e ka ndaluar policia kufitare e Morinës së bashku me Strukturat e DVP Kukës. /Insajderi.com