
Një furgon i mbushur me hashash është sekuestruar nga Policia e Vlorës, rreth orës 00:30 të ditës së sotme.
Furgoni është gjetur në zonën e Kuzum Baba, zonë ku ka dhe banesa në kodrat e qytetit.
Dyshohet se sasia e drogës së gjetur është rreth 1 ton dhe policia ka shoqëruar dy persona, shkruan Top Channel.