Autoritetet rumune kanë arrestuar dy shtetas serbë me dyshimin e tentativës së trafikut të më shumë se një ton kokainë në qytetin e St. George, jo shumë larg Detit të Zi.
Sipas vlerësimeve të para droga llogaritet të arrijë vlerën e 300 milionë eurove. Bëhet fjalë për kokainë të pastër 90%.
Mediat vendase thonë se aksioni policor nisi në 20 mars, kur edhe u sekuestruan 1 kg drogë në qytetin Tulcea.
Më pas operacioni vazhdoi të premten e shkuar, ku pranë bregut në Detin e Zi policia gjeti një gomone, e cila mbante 40 kg kokainë me cilësi të lartë.
Dy të arrestuarit janë në paraburgim. Ata u kapën nga policia në dy vende të ndryshme.
Ekspertët pohojnë se sasia e një substance të paligjshme mund të trefishohet duke u përzier me barna të tjera, të tilla si paracetamoli.