Sekuliq: Amerikanët kanë thënë se taksat nuk janë aq të padrejta

“U krijua tema për mediet e brendshme, Bjellorusia nikoqire, ndërsa Kosova është anëtare e organizatës, dhe nuk është befasi që janë paraqitur. Një sportiste nga Kosova fitoi medaljen e artë, ndërsa ushtria e Bjellorusisë qëndroi gatitu derisa intonohej himni i Kosovës, më pas u paraqitën komentet – na tradhtuan bjellorusët”, ka komentuar redaktori i FoNetit Zoran Sekuliq mos shkuarjen e Vuçiqit në defile të sportistëve.

Sekuliq: Amerikanët kanë thënë se taksat nuk janë aq të padrejta

Të përkujtojmë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk ka marrë pjesë në hapjen e Lojërave Evropiane Sportive në Minsk, “për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës së vetëshpallur”. Vuçiq ka thënë se presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko “e ka pasur shumë vështirë sepse ai nuk ka marrë pjesë në hapjen e Lojërave Evropiane Sportive, por se ishte i detyruar të veprojë kështu për shkak të presidentit të Serbisë”.

Duke folur për takimin e anuluar të Parisit, Sekuliq ka thënë se menjëherë një javë pas takimit të parë në Berlin, kanë filluar paralajmërimet se nuk do të ketë takim në Paris, ashtu që publiku të përgatitet për anulim të takimit.

“Beogradi ka thënë se nuk do në dialog derisa nuk hiqen taksat, Uashingtoni e ka humbur entuziazmin t’i bëjë presion Prishtinës t’i heqin taksat, ishte e qartë se nuk do të ketë takim, sepse dy vende të mëdha, Gjermania dhe Franca, nuk do të lejonin që takimi të jetë i pasuksesshëm. Mendoj se ky takim është shtyrë, nuk është anuluar, dhe se gjatë gjithë kohës po zhvillohet një diplomaci sekrete. Ky është mesazhi se pa SHBA nuk bën, ata janë prej fillimit në lojë, kanë qenë edhe në Bruksel para çdo raundi të negociatave”, thotë Sekuliq.

Sa i përket kundërmasave, Sekuliq konsideron se Serbia nuk do t’i ndërmerr, por gjithashtu konsideron se ajo nuk do të vazhdojë të lobojë haptas nëpër gjithë botën të tërhiqen njohjet e pavarësisë së Kosovës, e as të tregojnë entuziazëm ta bllokojnë Kosovën të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

“Mendoj se kjo tmerrësisht po i nervozon amerikanët dhe ata kanë dërguar mesazh qartë se nuk janë të kënaqur me këtë çfarë po ndodhë dhe se procesi ka ndikuar në sjellje të amerikanëve ndaj Prishtinë, të cilët kanë thënë se taksat nuk janë edhe aq të padrejta”./Insajderi.com.