Sela tregon në cilat komuna po fiton Aleanca për Shqiptarët

Sela tregon në cilat komuna po fiton Aleanca për Shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një prononcim për media në orët e vona ka uruar “në emër të koalicionit aktivistët e Aleancës dhe Alternativës për betejën që kanë bë gjatë ditës së sotme”, njofton Insajderi.

Ai ka treguar edhe se në cilat komuna, sipas tyre, po fitojnë në këto zgjedhje parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.

“Sipas analizës që kemi bë, kemi fituar apo jemi përpara në Gostivar, Bogovnjë, Bërvenicë, Tearcë. Jemi duke pritur rezultatet prej Tetove ku situata po shkon barazi. Kemi fituar bindshëm në Haracinë, Haraçina po kthehet në bastion të shqiptarëve. ASH-së po udhëheq në Studeniçan, Kumanovë. Në Saraj ka ndodhur fenomeni i mbushjes së kutive, ne do ti ankimojmë këto rezultate”, ka deklaruar Sela./Insajderi.com