fbpx

Selakoviq: Kufizimi më nuk është në tryezë

Sekretari i përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq ka paralajmëruar se Serbia do të përballet me presione të ndryshme të ashpra, mirëpo ajo “po lufton me zemër për të udhëheqë politikë përgjegjëse në zgjidhjen e kontestit me Kosovën”.

Selakoviq: Kufizimi më nuk është në tryezë

Ai për televizionin serb RTS ka thënë se mendon që ideja e kufizimit më as që gjendet në tryezë.

“Mendoj se për këtë nuk duan të bisedojnë as shqiptarët e as Perëndimi i cili i sponsorizon. Zgjidhja jonë është të luftojmë dhe të negociojmë sa më tepër që është e mundur për ta ruajtur paqen”, ka thënë Selakoviq.

Ai nuk hezitoi edhe të kërcënojë duke thënë,”nëse na ndodh përsëri ajo çfarë ka ndodhur me 2004, kur KFOR-i qëndronte me duar të xhepa dhe vetëm ka shikuar, Serbia, siç ka thënë edhe presidenti Vuçiq, do të reagojë dhe nuk do të lejojë të vritet populli i saj, por do ta mbrojë”.

Në pyetje se a do të thotë kjo se do të ketë intervenim ushtarak, Selakoviq vetëm e ka përsëritur fjalinë e njëjtë./Insajderi.com.