Selena Gomez flet haptas për problemet me shëndetin mendor

Selena Gomez flet haptas për problemet me shëndetin mendor

Selena Gomez dhe Miley Cyrus patën një bisedë virtuale të premten, në të cilën Gomez zbuloi se kohët e fundit ajo ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar, shkruan CNN.

Dy ish-yjet e “Disney” u shfaqën në lidhjen direkte në Instagram në shfaqje të Cyrus “Bright Minded”, ku Gomez foli hapur për shëndetin e saj.

Kohët e fundit, unë shkova në një nga spitalet më të mira mendore në Amerikë, Spitalin McLean dhe diskutova që pas vitesh duke kaluar shumë gjëra të ndryshme, kuptova se isha bipolare,” tha Gomez.

“Dhe kështu, kur mora më shumë informacion, në të vërtetë më ndihmoni. Nuk më tremb kur e di këtë gjë”, shtoi ajo.

Ndërsa, Cyrus tha se gjatë pandemisë koronavirus ajo ‘shkroi shumë’, në mënyrë që ta kalojë kohën më lehtë.

Ajo i tha Selenës që e ka mbështetjen e saj dhe shpreson që këngëtarja është mirë.

Gomez këshilloi njerëzit që nuk po e marrin seriozisht distancimin shoqëror, të luten të mendojnë për ata që sakrifikojnë jetën e tyre, duke shtuar se ajo ka dhuruar para për spitalet.

Të dyja dërguan një mesazh dashurie dhe inkurajuan të tjerët të dhuronin për organizatat jofitimprurëse duke ndihmuar ata që janë në vijën e parë të pandemisë koronavirus.

 

Karantina e Hekuran Krasniqit