Selena Gomez përfundon në spital-Pëson krizë nervore

Selena Gomez përfundon në spital-Pëson krizë nervore

Selena Gomez ka përfunduar në spital  dy herë në dy javët e fundit, herën e dytë mësohet se këngëtarja pësoi një çrregullim emocional, ndërsa tani ndodhet në një qendër të trajtimit të shëndetit mendor.

Burimet treguan për TMZ, se këngëtarja 26-vjeçare ishte në shtëpinë e saj javën e fundit të shtatorit, kur pësoi goditjen e parë. Thuhet se ajo ishte e dëshpëruar nga numri i ulët i qelizave të bardha të gjakut, kjo lidhur me transplantin e veshkave. Ajo u dërgua në spital nga një prej familjarëve.

Vetëm pak ditë më pas ajo doli nga spitali, ndërsa mësohet se javën e kaluar Selena u njoftua se rënia e rruazave të bardha të gjakut vazhdonte. Kjo i dha një tjetër goditje emocionale këngëtares.

Ajo raportohet se nuk kishte pranuar që të qëndronte e shtruar në spital, duke dalë kundër vullnetit të mjekëve.

Mediat raportojnë se Selena pësoi një krizë nervore dhe u frikësua shumë, pasi nisi të hiqte serumin nga krahu. Disa burime e cilësojnë episodin si krizë emocionale.

Ajo aktualisht ndodhet në një qendër trajtimi të problemeve mendore dhe po bën një terapi për sjelljet dialektike, të cilën këngëtarja e ka realizuar edhe më parë.

Më 23 shtator ajo tregoi se po bënte një pushim nga rrjetet sociale, me arsyen se komentet negative mund të lëndojnë këdo.