
Selena Gomez është rikthyer në Instagram me një video të re dhe fansat e saj janë të emocionuar. Është hera e parë që nga shtatori që ylli i muzikës shfaqet në platformat sociale.
Por video nuk është postuar në llogarinë e saj personale. Këngëtarja, e cila doli pak kohë më parë nga spitali psikiatrik, u shfaq në reklamën e re të Pumas për të promovuar bashkëpunimin e saj me markën SG x Puma.
Në video, Selena dhe disa femra të tjera, përshkruajnë veten me një fjalë të vetme. Fillimisht 25-vjeçarja thotë ‘marrëse e rrezikut’ dhe më pas shprehet se është e ‘fortë’, që është edhe slogani i ri i markës ‘vajzë e fortë’.
Bashkëpunimi do të publikohet më 12 dhjetor.