Selimi arsyeton mbajtjen fshehtë të shpenzimeve për të akuzuarit e Speciales

Selimi arsyeton mbajtjen fshehtë të shpenzimeve për të akuzuarit e Speciales

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se është pozitive mos tregimi i shpenzimeve për të akuzuarit nga Specialja, njofton Insajderi.

Sipas Selimit ky vendim është i mirë pasi pikë së pari mbrohet gjykata edhe mbrohet i akuzuari potencial apo pala e cila ka relacion me atë gjykatë.

“Mbrohet relacioni avokat-klient, që është relacion i shenjtë. Mjetet financiare të ndara janë mjete të cilat ne i kemi për obligim t’ia tregojmë publikut se sa janë ndarë dhe sa po harxhohen. Ne e dimë prezumimin e pafajësisë. Duhet të mbrohet Gjykata, dhe duhet të mbrohet relacioni i privilegjuar avokat-klient. Këto duhet t’i mbrojmë”, ka thënë Selimi në emisionin Desku të KTV-së.

Selimi ka theksuar se për shkak të këtyre relacioneve shumë komplekse duhet të kenë kujdes që të mos e dëmtojmë as Gjykatën as të akuzuarin.

“Ky vendim i bën këto të nivelit të klasifikuar top sekret. Për ta pasur qasje në nivelin top sekret duhet të bëhet ‘kontroll i prapaskenës’ nga AKI-ja. Zyrtarët të cilët punojnë në atë divizion disa prej tyre e kanë kryer, disa janë në proces të certifikimit nga institucionet relevante për qasje në dokumente top sekrete”./Insajderi.com