Selimi dhe Haradinaj-Stublla sot udhëtojnë për në SHBA, takime në Departamentin e Shtetit

Selimi dhe Haradinaj-Stublla sot udhëtojnë për në SHBA, takime në Departamentin e Shtetit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ajo e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, sot do të udhëtojnë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, me anë të një postimi në Facebook, ku ka thënë se do të takohen me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë amerikane.

“Sot, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, do të udhëtoj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohem me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë amerikane”.

“Qëllim i vizitës është rritja e bashkëpunimit, marrja e ekspertizës dhe përpjekjet e vazhdueshme të përafrimit me standardet amerikane në fushën e drejtësisë”, ka shkruar Selimi. /Insajderi.com