Ministri në detyrë i Drejtësisë i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Selim Selimi, thotë se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, shumë shpejt do ta anëtarësojë Kosovën në NATO, transmeton Insajderi.
Sipas tij, dyshime kishte edhe për formimin e ushtrisë, ashtu sikurse anëtarësimin në këtë organizatë, por “për temat e sigurisë duhet t’i jepet haku Haradinajt”, ka thënë Selimi, raporton EO.
“Ashtu siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, po ashtu shpejt do ta jetësojë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO. Dyshime kishte edhe për ushtri, dyshime ka edhe për NATO-n, por për temat e sigurisë duhet t’i ipet haku Ramush Haradinajt”, tha ai.
“Urime Kosovë, një hap i vogël drejt ëndrrës së madhe për realizimin e objektivit tonë strategjik: Kosova, anëtare e NATO-s”, shtoi tutje Selimi. /Insajderi.com