Selimi kritikon Hotin: Qeveri koti me 100 ditë të kaluara kot

Selimi kritikon Hotin: Qeveri koti me 100 ditë të kaluara kot

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka inicuar raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti për punën e tij për 100 ditë qeverisje, ka ndarë Kritika për Hotin dhe qeverinë, njofton Insajderi.

Ai në seancën e Kuvendit për raportimin e kryeministrit Hoti për punën e Qeverisë gjatë 100 ditëve të para, tha se Kosova në qeverisjen Hoti ka qenë shembull i keq i menaxhimit të pandemisë.

Selimi ka ripërsëritur qëndrimin e partisë të cilën e përfaqëson, duke thënë se kjo Qeveri është jolegjitime.

“Nuk kemi se si mos të fillojmë duke e ritheksuar edhe njëherë që kemi të bëjmë me një qeveri kot dhe 100 ditësh të shkuar kot. Ne e kemi quajtur qeveri ilegale, nuk vjen nga opozita por rruga me të cilën ka ardhur këtu ku është sot”, deklaroi Selimi.

“Po ashtu, duam ta përsërisim pse e quajmë qeveri jolegjitime për t’ua përkujtuar se kush jeni ju. Kjo është një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve dhe pa shumicën e parlamentit të Kosovës”, shtoi ai. /Insajderi.com