Selimi: Kuvendin po e ruajnë Forcat Speciale

Selimi: Kuvendin po e ruajnë Forcat Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se do të vazhdojnë të këmbëngulin se kanë të drejtë të kërkojnë llogari rreth çështjeve për  marrëveshjet që Kosova pret t’i realizojë në raport me Serbinë.

Ai ka thënë se janë duke pritur që në vazhdim si Vetëvendosje të marrin masa për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve.

”Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në atë që është e jona. Sepse opozitës po i mohohet ushtrimi i së drejtës. Por, një gjë është risi ndoshta dhe jo e pazakonshme në Kuvend, serish rreth Kuvendit, Forca Speciale”.

”Krejt kjo që po ndodhë tani është grabitje në mënyrë klandestine e së drejtës së opozitës. Ka vjeshta e ngrohtë po shkojmë”.