Selimi: Ndjehem i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzë

Selimi: Ndjehem i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzë

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, është deklaruar i pafajshëm qysh në seancën e parë në Gjykatën Speciale, njofton Insajderi.

“Unë kam pasur kohë të mjaftueshme ta analizojmë dhe ta kuptojmë bashkë me avokatin tim aktakuzën, sot deklarohem se ndjehem i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzë”.

Ai u pyet nga gjyqtari përsëri, nëse deklarohet i pafajshëm, meqë ai tha se ndihet i pafajshëm, gjë që ngjalli dyshime nëse deklarohet ose jo.

“Unë zakonisht i deklaroi ato që i ndjej dhe deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, ka përfunduar Selimi. /Insajderi.com