Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Rexhep Selimi ka shkruar rreth dialogut me Serbinë.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur në lidhje me dialogun me Serbinë.
Selimi ka thënë se ende pa filluar mirë dialogu është parë një mungeë e transprencës.
“Gjëja fondamentale ka qenë në këtë proces transparenca, të cilën nuk e kanë respektuar. Duke parë qysh në fillim që nuk është respektuar transparenca atëherë ne jo vetëm që dyshojmë, por tash më jemi të sigurt që pikërisht mungesa e transparencës neve na tregon që diçka e mirë nuk po vjen Kosovës. Është pak ironike të kërkohet njohje reciproke duke hequr dorë paraprakisht nga reciprociteti me Serbinë, pra duke i krijuar vetës disfavor qysh në start e aq më tepër kur është kërkesë e kundërshtarit, pra ne nuk mund të flasim për njohje reciproke”, ka thënë Selimi për EO.
Dialogu me Serbinë u besua që do të fillojë më 27 qershor, por gjithçka ndryshoi rrjedhen kur Gjykata Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. /Insajderi.com/