Selimi: Për krimet e luftës duhet të mësojnë nxënësit në fillore dhe gjimnaze

Për të mbledhur dhe dokumentuar krimet serbe MD-ja po parashikon ta kthejë në punë sërish Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

Selimi: Për krimet e luftës duhet të mësojnë nxënësit në fillore dhe gjimnaze

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se është e nevojshme që krimet e luftës të memorizohen dhe të dhënat duhet të bëhen pjesë e kurrikulave të arsimit fillor, të mesëm, por edhe nivelit terciar, njofton Insajderi.

“Është nëse e rëndësishme që të krijohet memoria se çka ka ndodhur me luftën në Kosovë, pastaj duhet të futet në kurrikulat e arsimit që nga arsimimi fillor i mesëm dhe terciar dhe duhet të dokumentohet”, ka thënë Selimi në një intervistë për Ekonomia Online.

Për të mbledhur dhe dokumentuar krimet serbe MD-ja po parashikon ta kthejë në punë sërish Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

Ky Institut ishte në funksion që nga viti 2011 deri në vitin 2018 me vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përderisa në kuadër të ministrisë funksionon një departament i veçantë që qëllim ka mbledhjen, përpunimin dhe klasifikimin e rasteve të krimeve të luftës.

Selimi po konsideron se ky Institut do t’i ndihmonte institucionet në zbardhjen e së vërtetës për krimet e kryera.

Mirëpo, ai thotë se Instituti duhet të kombinohet me kapacitetet ekzistuese që janë në ministri.

“Me organizimin paraprak të ministrisë është paraparë një divizion i cili merret me drejtësi në të cilën hynë edhe hulumtimi për krimet e luftës dhe është themeluar komisioni në qeverinë e kaluar që të kemi një institut”./Insajderi.com