Selmanaj flet për “frikësimin e PAN-it dhe lojën perfide” të Vetëvendosjes

Selmanaj flet për “frikësimin e PAN-it dhe lojën perfide” të Vetëvendosjes

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e ka quajtur të turpshme kërkesën e PAN-it për të kërkuar kohë shtesë edhe për dy javë. Ai k thënë se arsyje e gjithë kësaj kohe shtesë është për shkak të frikësimit nga ç’pushtetizimi dhe nga abuzimet e parasë publike.

“PAN – pa fije turpi kërkon edhe 2 javë kohë shtesë. Për çka? Cila është arsyeja? Pse nuk i mjaftuan më shumë se 2 muaj e tash i kërkojnë edhe 2 javë? Përgjigja është tejet e thjeshtë: Ata (PDK) frikësohen nga ç’pushtetizimi, ata frikësohen nga të zezat që ja bënë Kosovës nga vitit 1999, ata frikësohen se abuzimet e parasë publike do tu dalin sheshazi, ata frikësohen që shkatërrimi i pasurisë së Kosovës përmes procesit të privatizimit do ti dërgoj prapa grilave shumë nga ta, ata frikësohen se aura e pushtetit po perëndon dhe me këtë edhe perandoria kriminale do rrëzohet si piramida prej letre”, ka shkruar ai.

Ai më tutje ka folur edhe për siç ka thënë ai sulmin nga Albin Kurti ndaj kryeministrit në detyra Mustafa. Selmanaj ka thënë se Vetëvendosja po bënë një lojë perfide për fitimin e votave në zgjedhjet lokale.

“Po pse në këtë lojë hyn edhe VV? pse Albin Kurtin, sulmon Kryeministrin Mustafa? Pse VV përmes kryesuesit të Kuvendit (Adem Mikullovcit) nuk lejoj deputetët e LAA-së të flasin, kurse Kadri Veselin po? A jemi të gjithë deputet të barabartë sipas VV-së dhe Adem Mikullovcit, apo Kadri Veseli ka status special për VV-në?”

“Përgjigja edhe këtu është mëse e thjeshtë: VV po bën lojë perfide për një grusht votash për zgjedhjet e ardhshme lokale. Yryshja për pushtet i ka bërë hipokrit, perfid dhe irracional në qasje dhe veprime. Të tillët koketojnë edhe me djallin vetëm e vetëm për të marr një copë pushteti. Kjo s’ka fare të bëjë me ftesë për bashkëpunim reciprok e aq më pak për një aleancë qeverisëse për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj”, ka  shkruar ai.