Selmanaj – Kurtit: Kush kryen vepër panele është kriminel

Selmanaj – Kurtit: Kush kryen vepër panele është kriminel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ia ka kujtuar kryeministrit të Kosovës, , “veprën penale” ku Kurti është i dënuar për “hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës”.

“Unë po i them kryeministrit, në librat e kriminalistikës, kushdo që kryen vepër penale është kriminel. Shefen e grupit parlamentar e keni të dënuar për korrupsion”, tha Selmanaj.

Kjo deklaratë e Selmanajt erdhi pasi ai përmendi rastin e Albulena Haxhiut e cila është ministre drejtësisë, por njëkohësisht gjendet në një proces gjyqësor, po ashtu “për hedhje të gazit lotsjellës”.

“Tendenca e ministres për të thënë se në Kosovë mund të ngritën aktakuza dhe ne duhet me prit aktgjykimin final për të marrë masa, është problematike për mu, unë ju kuptoj juve ministre sepse jeni vet e përfshirë në rast të tillë, keni aktakuzë”, tha deputeti. /Insajderi.com