
Gjatë ditës së sotshme në rrjete sociale qarkulloi lajmi se familja (gruaja dhe fëmija) e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj kanë udhëtuar së bashku me të për në Uashington.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar vetë zëvendëskryeministri Selmanaj, i cili e ka demantuar duke thënë se “kjo është vetëm një gënjeshtër”, njofton Insajderi.
“Gënjeshtër e llojit të atyre që vetëm shqiptarë vështirë mund t’i quaj”, ka thënë Selmanaj për KlanKosova.
Selmanaj më pas ka shpjeguar se në foto janë udhëtarët, që sipas tij nuk e di as se çfarë kombësie u takojnë.
“Ne kemi udhëtuar me bileta të klasit ‘economy’ dhe prandaj kemi dalë bashkë me të gjithë udhëtarët e tjerë”, ka thënë Selmanaj./Insajderi.com