Senatorët nga ShBA-ja me mesazh të qartë për dialogun me Serbinë

Senatorët nga ShBA-ja me mesazh të qartë për dialogun me Serbinë

Senatorët nga SHBA-ja, Ron Johnson dhe Chris Murphy, u takuan sot me udhëheqësit politik në vend, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

Ata në një konferencë për media, thanë se janë këtu që ta përkrahin popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë, ndërsa erdhën me një mesazh të qartë sa i përket dialogut me Beogradin, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ne jemi këtu që ta përkrahim popullin e Kosovës dhe Serbisë, ne duam t’i shohi ata të përparojnë”m tha Ron Johnson fillimisht i cili më pastaj kaloi fjalën tek Murphy.

“Sa i përket dialogut duhet të të vazhdojë dialogu dhe të marrin vendime të vështira, duhet që ky dialog të ketë kuptim dhe në të mirën e të dy shteteve. Ne do ta vazhdojmë udhëtimin tonë edhe në Serbi dhe atje do t’i themi edhe Vuçiqit njëjtë. Duhet të rregullohen marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy nacionaliteteve sepse kjo është e mira për të dy shtetet, që të jenë në gjendje edhe ta rrisin ekonominë e tyre”, ishte mesazhi i Chris Murphyt.

Krejt në fund, ata përmendën zgjedhjet e 6 tetorit që do të mbahen në Kosovë, dhe thanë se kjo është një shpresë për njerëzit./ Insajderi.com