Senatori amerikan kërkon nga FBI-ja të hetojë aplikacionin FaceApp

Senatori amerikan kërkon nga FBI-ja të hetojë aplikacionin FaceApp

Senatori amerikan Chuck Schumer ka bërë thirrje për një hetim mbi aplikacionin FaceApp, i cili ndryshon fotot e përdoruesve për t’i bërë ata të duken më të vjetër ose më të rinj.

Në një letër të postuar në Tëitter, Schumer u shpreh “thellësisht i shqetësuar” se të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund të binin në duar të ndonjë “force të huaj armiqësore”.

Schumer i ka kërkuar që FBI-së dhe Komisionit Federal të Tregtisë (FTC) të hetojnë FaceApp.

“Kam shqetësime serioze sa i përket mbrojtjes së të dhënave që po grumbullohen, si dhe nëse përdoruesit janë të vetëdijshëm se kush mund të ketë qasje në këto të dhëna”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Shqetësimet rreth privatësisë janë ngritur ndaj kompanisë ruse e cila ka krijuar aplikacionin pasi ai u bë viral në ditët e fundit.

FaceApp mohoi të gjitha akuzat duke thënë edhe pse ekipi kryesor i këtij aplikacioni ndodhet në Rusi, të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në Rusi si dhe të njëjtat nuk ruhen përjetësisht.