Senatori Johnson, pas Kosovës viziton Serbinë

Senatori republikan i SHBA dhe kryesuesi i Këshillit për siguri të brendshme Ron Johnson, pas vizitës në Prishtinë sot shkon në vizitë dyditore në Serbi.

Senatori Johnson, pas Kosovës viziton Serbinë

Johnson do të bisedojë në Beograd me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq.

Siç ka lajmëruar Insajderi.com, Johnson ka dekalruar dje në Prishtinë se vendi i tij po i përkrahë përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon.

Johnson gjatë vitit të fundit disa herë ka qëndruar në rajon. Në shkurt të këtij viti ai e ka vizituar Prishtinën dhe Beogradin me ç’rast kryetari serb e kishte lutur “që ai t’i lusë shqiptarët e Kosovës të t’i pranojnë zgjidhjet fleksibile të cilat do të mundësojnë një kompromis”, transmeton Insajderi.com.

Atëbotë senatori amerikan, i cili është edhe anëtar i Këshillit për politikë të jashtme ka thënë se të gjithë në rajon duhet të shikojnë në ardhmëri dhe se është me rëndësi kyçe që të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Radio Zëri i Amerikës (VOA) ka transmetuar se Ron Johnson është njeri i afërt me presidentin e SHBA Donald Trump dhe se pritet që ai do të ndihmojë në fazën përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë./Insajderi.com.