Sensacioni i ekipit Brescia

Sensacioni i ekipit Brescia

Ofertat që po i bëjnë Inter dhe Juventus, janë tregues real për kualitetin që ka futbollisti i ekipit Brescia, Sandro Tonali.

Mesfushori 20 vjeçar ka pasur paraqitje shumë të mira sivjet me Brescia, ku është paraqitur në 23 ndeshje në Serie A, duke shënuar një herë dhe dhënë pesë asistime.

Vlera reale e tregut për të aktualisht është 32 milionë euro, por skuadra italiane kërkon mbi 50 milionë euro për të.

Inter ka bërë ofertë zyrtare prej 30 milionë euro, por është refuzuar me të parën. Juventus poashtu ka ofruar shumën e njëjtë, edhe këta janë refuzuar.

Përkundër dy skuadrave më të mëdha italiane, edhe Fiorentina është në garë për ti siguruar shërbimet e njërit nga mesfushorët më kreativ në Serie A, Sandro Tonali.

Së fundmi, ish futbollisti Federico Balzaretti e ka krahasuar atë me Andrea Pirlo.

/Insajderi.com/