Sensacioni më i ri i TikTok, është një vajzë që e përdor këtë medium për të edukuar masat për sëmundjen e rrallë

Sensacioni më i ri i TikTok, është një vajzë që e përdor këtë medium për të edukuar masat për sëmundjen e rrallë

Një vajzë 20 vjeçare nga Belfast është bërë sensacion në TikTok për shkak të mënyrës që ka gjetur për të informuar dhe edukuar njerëzit për çrregullimin e saj.

India Atkinson vuan nga Symbrachydactyly, një gjendje e rrallë, prej së cilës ajo ka lindur pa gishta në dorën e saj të majtë.

India përdor humorin për të vetëdijësuar njerëzit për gjendjen e saj të rrallë, ndërkohë që tregon që ajo mund të bëjë pothuajse gjithçka, dhe mungesa e gishtave të njerës dorë nuk është arsye për ta parë si viktimë.

“Unë e përdor humorin për të përshkruar sëmundjen prej së cilës vuaj dhe nuk dua që njerëzit të më përqeshin, por të qeshin me mua,” thotë India.

India ka marrë komente të ndryshme për dorën e saj. Shpesh shumë prej tyre edhe fyese, mirëpo mu për këtë arsye ajo vendosur të edukojë të tjerët dhe të tentojë të zbusë nivelin e stigmës lidhur me këtë çrregullim.

Ajo përpes llogarisë së saj në TikTok përgjigjet në pyetje të ndryshme, prej më banaleve, si: Si e bën manikyrin, make up-in, etj dhe nuk ka pritur që përgjigjet dhe videot e saj të bëhen virale.

Ajo thotë se është rritur duke dëgjuar fjalën e çuditshme për ta përshkruar gjendjen e trupit të saj, dhe po të kishte më shumë shembuj viral për të bashkëndjerë, ajo do të ndihej më e lehtësuar dhe më me vetëbesim./Insajderi.com