Në shenjë nderimi të Ditës së Flamurit në ndërtesën e komunës së Bujanocit sot në mëngjes, sipër ballkonit të hyrjes zyrtare, ka gdhirë Flamuri Kombëtar shqiptar, ankohet" />

Serbët ankohen për flamurin shqiptar në ndërtesat e komunave në Luginë

Serbët ankohen për flamurin shqiptar në ndërtesat e komunave në Luginë

Në shenjë nderimi të Ditës së Flamurit në ndërtesën e komunës së Bujanocit sot në mëngjes, sipër ballkonit të hyrjes zyrtare, ka gdhirë Flamuri Kombëtar shqiptar, ankohet agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.

Flamuri është vendosur krahas atij të Serbisë e të Bashkimit Evropian, ka thënë shefi i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Rrahim Salihu.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur ngritje solemne të flamurit shqiptar në komunë, ndërsa është vendosur nga njëri prej punëtorëve të administratës.

Salihu ka theksuar se kremtimi i Ditës së Flamurit ka kaluar pa probleme dhe pa incidente e jo sikur viteve të mëparshme.

Flamuri Kombëtar është vendosur edhe në ndërtesën e Komunës së Preshevës.