fbpx

Serbët e Kosovës sot dakordohen me Vuçiqin

Serbët e Kosovës sot dakordohen me Vuçiqin

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka njoftuar se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova do të takohen sot në Beograd me presidentin e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, në mënyrë që të merren vesh në lidhje me hapat e mëtejmë rreth krizës së shkaktuar nga Prishtina.

Po ashtu, sipas tij, rreth numrit të masave në dëm të të drejtave njerëzore dhe ekonomike të komunitetit serb dhe kërcënimeve të reja dhe provokimeve, shkruan Tanjug.

Rakiq po ashtu ka njoftuar se serbët në Kosovë do të luftojnë me protesta paqësore dhe jo të dhunshme kundër siç ka thënë ai “masave dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Prishtinës”.