Serbët sulmojnë Bashkësinë Islame në Bosnje, shkruajnë se ‘Kosova është atdheu i tyre’

Serbët sulmojnë Bashkësinë Islame në Bosnje, shkruajnë se ‘Kosova është atdheu i tyre’

Udhëheqësit e bashkësisë islame boshnjake kanë treguar se disa nacionalistë serb kanë dëmtuar gërmadhat e disa varrezave dhe kanë lënë disa shënime që kanë lidhje me masakrën e Srebrenicës.

Zyra e myftiut në Tuzla dënoi atë që ai e përshkroi si një seri sulmesh mbi pronën e Komunitetit Islamik.

Persona të paidentifikuar kishin shkatërruar katër varreza dhe kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në varrezat myslimanë në Zvornik gjatë natës së 7 qershorit.

Pesë ditë më vonë, personat e paidentifikuar vendosën një tabelë njoftimi para xhamisë Atik në Bijeljina. Ata kishin lënë një thikë me gjemba të shoqëruar me fjalën ‘Srebrenica. Po ashtu edhe një hartë të Kosovës me mbishkrimin “Ky është atdheu i Serbëve”./Periskopi