Serbët thonë se Kosova përfitoi nga Turqia për liberalizimin e vizave

Me heqjen e vizave dhe mundësinë e lëvizjes së lirë në zonën Shengen për Turqinë, ka përfituar edhe Kosova. Kështu po thonë zyrtarë dhe analistë nga shteti fqinj Serbia.

Serbët thonë se Kosova përfitoi nga Turqia për liberalizimin e vizave

Maja Bobiç nga Lëvizja Evropiane në Serbi, thotë se për Evropën ishte shumë e rëndësishme që t’i liberalizohen vizat Turqisë vetëm për faktin e “Marrëveshjes së Riparimit” që kishash nënshkruar, e cila parasheh strehimin e qindra mijëra refugjatëve në Turqi.

Por, nga ana tjetër ajo thotë se nga kjo situatë ka përfituar Kosova.

“Çështja e liberalizimit të vizave nuk është vetëm Turqia, por edhe vendet e tjera që konsiderohen si pika të forta gjeostrategjike. Nga ana tjetër, ajo që për BE-në është sigurisht e rëndësishme, heqja e vizave për Turqinë në mënyrë që ata të respektojnë marrëveshjen e nënshkruar për refugjatët”, tha Maja Bobiç, shkruan B92.

Edhe Dejan Anastasijevic, gazetar i të përjavshmes “Vreme”, deklaron se Kosova e shfrytëzoi situatën e Turqisë, pasi Evropa nuk mund ta arsyetonte edhe më tutje lënien jashtë të Kosovës.

“Mua më duket se Kosova ka përfituar nga kjo situatë me Turqinë. Kosova ishte afër për të përmbushur të gjitha kërkesat për marrjen e rekomandimit për heqjen e vizave, por është e qartë se BE-ja me lënien jashtë të Kosovës do ta kishte të vështirë t’ia shpjegonte atyre arsyet për një vendim të tillë”, tha Dejan Anastasijeviq, gazetar i të përjavshmes” Vreme “.

Kosovës tanimë i duhet vetëm ratifikimi në Parlament i Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit, në mënyrë që BE-ja të miratoj heqjen e vizave për Kosovarët. /Insajderi.com