Serbi: Video-lojëra ku paraqitet vrasja e Adem Jasharit

Serbi: Video-lojëra ku paraqitet vrasja e Adem Jasharit

“Arma Srbija”, është një lojë e internetit në shtetin serb me të cilat stimulohen konflikte ushtarake, njofton Insajderi.

Në këtë lojëra që po cilësohen si nxitje e urretjes ndër-etnike, pasi paraqitet edhe vrasja e ish-komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashrit.

Sipas REL bëhet fjalë për të ashtuquajturën video-lojë, qitësi i parë, (First-personshooter – FPS), në të cilën lojtarët janë pjesë e një ushtrie të caktuar dhe luftojnë kundër robotëve kompjuterikë, që drejtojnë një ushtri rivale.

Lojëra ka plotë 2.400 ndjekës dhe e mban emrin e njëjtë edhe në platformën You Tubes.

Më 23 tetor ishte publikuar një video me titull ‘Lufta aktuake”, duke iu referuar si “operacioni terrorist”.

Këto lojëra zhvillohen afër Preshevës, në jug të Serbisë dhe në përshkrimin e videos thuhet se operacioni, “pasoi provokimet e terroristëve shqiptarë pranë Rahovicës më 13 maj 2001”. /Insajderi.com