Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, u taku me homologun e tij nga Republika Islamike e Iranit në margjinat e Konferencës së Moskës mbi sigurinë ndërkombëtare dhe përparimin e bashkëpunimit.
Mediat e Beogradit njoftojnë se me këtë rast Vulin falënderoi palën iraniane “për mbështetjen parimore të përpjekjeve legjitime të Serbisë për ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial në Kosovë”.
Bëhet e ditur se Beogradi së shpejti do të hapë në Teheran misionin e mbrojtjes.
Irani është një Republikë Islamike, e shpallur si e tillë në vitin 1979 pas rikthimit nga ekzili të Ruhollah Khomeinit, klerikut mysliman shi’it, i cili e rrëzoi sistemin laik të Iranit modern. /Insajderi.com