Serbia i reagon Malit të Zi pas vendimit për të votuar pro Kosovës në Interpol

Serbia i reagon Malit të Zi pas vendimit për të votuar pro Kosovës në Interpol

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë sot se Republikës së Malit të Zi i intereson t’i mbajë lidhjet me kartelet e drogës në Kosovë, në një reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Malit të Zi për të votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Vulin deklaroi sot se përmes këtij vendimi Mali i Zi ka treguar se është më e interesuar “për lidhjet e saj ndërmjet karteleve të drogës, sesa për lidhjet midis popullit serb dhe malazez”.

Mali i Zi do të votojë pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare të Sigurisë, INTERPOL.

Këtë e ka thënë Sërgjan Darmanoviq, ministri i Jashtëm malazez, gjatë një takimi të rregullt me përfaqësues të mediave në Podgoricë.

Ai ka theksuar se Mali i Zi nuk ka asnjë arsye që të votojë ndryshe nga hera e kaluar ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.