“Serbia ka angazhuar 30 agjentë të BIA-s për destabilizimin e veriut të Kosovës”

“Serbia ka angazhuar 30 agjentë të BIA-s për destabilizimin e veriut të Kosovës”

Serbia po mundohet ta shfrytëzojë situatën e krijuar në veriun e Kosovës pas rasteve të shfaqura me coronavirus.

Sipas Bedri Elezit, Drejtor i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare kjo duhet të trajtohet me vigjilencë nga institucionet e sigurisë në Kosovë.

Ai tha se Serbia e ka në plan ta destabilizojë veriun e vendit.

“Ne duhet ta marrim shumë seriozisht situatën e krijuar në përgjithësi në Kosovë po ashtu edhe në Veriun e Mitrovicës. Kemi pasur ditëve të fundit shqetësime të sigurisë në përgjithësi po sidomos në veriun e Kosovës. Mendoj se duhet trajtuar shumë seriozisht kjo çështje, institucionet tona në rastin konkret duhet të jenë më vigjilente për dallim nga herët e tjera “.

“Po, dyshohet se ka një plan të strukturave të sigurisë së Serbisë, që ta shfrytëzojnë situatën e krijuar më të cilat po ballafaqohet edhe globi me Covid-19, kështu me futjen në karantinë të veriut të shkëputet komunikimi më pjesën tjetër dhe të futet në diskutim edhe kjo pjesë në dialogun Kosovë-Serbi, për marrëveshjen finale e cila tanimë dihet dhe është publike”, transmeton Klan Kosova.

Elezi shtoi se në zbatim të planit janë vënë 30 agjentë të shërbimit sekret BIA.

“Ne si Institut kemi marrëdhënie të mira me institucionet e sigurisë në përgjithësi, sidomos edhe ato ndërkombëtare, të atyre që ja duan të mirën Kosovës. Ne gjatë diskutimeve dhe debateve që i kemi pasur, kemi hasur në informacione që dyshohet se strukturat e sigurisë janë të ndikuara nga shërbimi sekret serb, që do të ndikojnë në zbatimin e planit.Ne kemi pasur edhe veprime konkrete për të qenë i besueshëm ky informacion”.

“Kemi pasur një qytetar të infektuar me Covid-19 në veri dhe ai është trajtuar në Serbi, në kohën kur Kosova i ka mbyllur të gjitha kufijtë, shtrohet pyetja si ka shkuar ai në Nish, a erdhi dikush e mori pa u futur në karantinë? Pra kjo na ka ndikuar që të besojmë është e besueshme ky informacion”, ka thënë ai.