Serbia ka nënshkruar në Londër diçka që e kundërshtonte shumë ashpër

Serbia ka nënshkruar në Londër diçka që e kundërshtonte shumë ashpër

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka nënshkruar në samitin e Londrës një deklaratë ku shkruan qartë se kompetencat mbi krimet e luftës të cilët janë kryer në territorin e Kroacisë i dorëzon pikërisht Kroacisë. Ky ishte një nga kushtet e Zagrebit zyrtar, i cili ka kërcënuar  se do ta bllokojë rrugën e Beogradit në BE.

“Në deklaratën e samitit shkruan qartë formulimi me të cilën kompetencat mbi krimet e luftës të kryera në territor të Kroacisë i dorëzohen Kroacisë”, ka thënë kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

Serbia gjithashtu, bashkë me liderët tjerë të  Ballkanit Perëndimor, është obliguar në Londër, me nënshkrimin e një deklarate, se do sigurojnë hetimin e paanshëm dhe të pavarur të rasteve të personave të pagjetur, dhe se në pesë vjetët e ardhshme të zgjidhin sa më tepër raste të personave të pagjetur.

Gjithashtu me këtë deklaratë, në mes tjerash, kanë premtuar se do të angazhojnë se të gjitha institucionet vendore të cilat janë kompetente për identifikimin e lokacioneve si dhe identifikimin e të pagjeturve, në mënyrë që të arrihet deri te informatat mbi varreza masive. Ata janë obliguar që informatat e sakta dhe të besueshme për këtë do të janë në dispozicion për opinionin publik.

Përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar edhe deklaratën mbi bashkëpunimin rajonal dhe raporteve të mira fqinjësore, në të cilën pretendohet se çështjet bilaterale do të zgjidhen nëpërmes të negociatave, në frymën e fqinjësisë dhe angazhimit të përbashkët  për euro integrime./Insajderi.com.