fbpx

Serbia kërkon përjashtimin e Kosovës, UEFA mbrohet me një Kalorës të Mbretëreshës

Një panel i KAS të Lozanës ka marrë sot në shqyrtim çështjen e apelimit të Federatës Serbe të Futbollit (FSS), e cila kërkon anulimin e vendimit të UEFA-s për të njohur Kosovën si anëtare të 55-të të saj.

Serbia kërkon përjashtimin e Kosovës, UEFA mbrohet me një Kalorës të Mbretëreshës

Në mbledhjen e sotme para panelit u paraqitën Sekretari i Përgjithshëm i FSS-së, Nebojsha Ivkoviç, si dhe Tomislav Karaxhiç, tanimë president nderi i FSS-së.

Por UEFA nuk ka qëndruar duarkryq gjatë kësaj periudhe. Edhe pse për këtë çështje është paraqitur para panelit në Lozanë vetë Emilio Garcia, Shefi i Komisionit të Disiplinës dhe Integritetit në UEFA, si dhe Jan Klainer, përfaqësueses i një zyre të njohur avokatie në Zyrih, institucioni ndërkombëtar ka pasur në krah konsulencën e një këshilltari mjaft të njohur.

Sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung, UEFA nuk është kursyer duke punësuar si konsulent Sër Daniel Bethlehem, për disa vite këshilltar i Mbretëreshës së Anglisë dhe Ministrisë së Jashtme Britanike.

betelh

Kjo tregon qartësisht se sa me seriozitet është përgatitur UEFA për këtë çështje mjaft të rëndësishme. Bethlehem mban edhe titullin Kalorës të dhënë nga Mbretëresha gjatë viteve të tij në shërbimin e familjes mbretërore.

Paneli i KAS ka bërë të ditur se do të kthejë shumë shpejt një përgjigje për apelimin e palës serbe, por nuk ka dhënë një afat përfundimtar. /Insajderi.com