Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, moh" />

Serbia mohon se ushtarët e saj po marrin pjesë në shtypjen e protestave në Bjellorusi

Serbia mohon se ushtarët e saj po marrin pjesë në shtypjen e protestave në Bjellorusi

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, mohoi sonte se ushtarët serb ishin të pranishëm në protestat në Brest dhe Minsk, duke thënë se fotot që u shfaqën në mbështetje të këtyre pretendimeve ishin “fotomontazhe”.

Ai tha se këto pretendime ishin vazhdimësi e një lufte të veçantë kundër Serbisë, Ushtrisë serbe dhe presidentit, Aleksandar Vuçiq, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Në Bjellorusi po organizohen protesta kundër presidentit, Aleksander Lukashenko, i cili është në pushtet tash e 26 vite, me përpjekje për ta vazhduar pushtetin edhe më tutje.

Analisti, Franak Viačorka, kishte publikuar disa fotografi në Twitter me pretendim se ushtarët serbë po marrin pjesë në operacionet e regjimit bjellorus. /Insajderi.com/