Serbia ndryshon destinacionin e trenit që nuk u lejua të hyjë në Kosovë

Serbia ndryshon destinacionin e trenit që nuk u lejua të hyjë në Kosovë

Treni rus që iu dha donacion Serbisë, i vizatuar me figura të manastireve serbe dhe me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë, prej nesër përsëri vihet në qarkullim. Por, kjo pritet të bëhet vetëm brenda Serbisë.

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e ndërtimtarisë, transportit dhe infrastrukturës serbe Zorana Miahajlovic ka paralajmëruar se treni i “famshëm” nuk do të qarkulloj nga Beogradi për në Mitrovicë por nga Kraleva në Pozhegë.

“Për shkak të sigurisë së udhëtarëve dhe punëtorëve të hekurudhës, kam vendosur që ky tren të mos qarkulloj në linjën Beograd-Mitrovicë, e cila është vënë me propozim dhe përkrahje financiare të zyrës për Kosovë, por ku tren me enterier të njëjtë do të futet në trafik hekurudhor vendor, dhe prej nesër do të transportoj udhëtarët nga Kraleva për në Pozhegë”, ka thënë ajo për gazetën serbe “Blic”.

“Në kohën kur po i zbatojmë reformat në hekurudhë, që është prioritet i qeverisë, dhe të cilat i përkrahin të gjithë institucionet financiare ndërkombëtare, duhet të sillemi ekonomikisht”, ka thënë ajo duke cekur se trenat e rinj janë paguar 100 milion dollarë dhe nuk duhet të qëndrojnë dhe të krijojnë shpenzime, por duhet t’i transportojnë udhëtarët dhe të krijojnë fitim.

Beograd, 13. januara 2017 - Unutrasnjost voza za zeleznicku liniju Beograd - Kosovska Mitrovica. Promotivna voznja bice organizovana 14. januara sa polaskom voza sa Glavne zeleznicke stanice Beograd. FOTO TANJUG/ TANJA VALIC/ dr

Më tepër nga Dosja Grande 

Dyshimet për pastrim parash nga Ukë Rugova