Serbia në OKB do të flasë për “krimet e UÇK-së”

Serbia në OKB do të flasë për “krimet e UÇK-së”

Këshilli Sigurimit i OKB-së do të debatojë për Kosovën më 16 maj, kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq.

Ajo ka folur për këtë takim ku ka thënë se nuk do të mbetet e heshtur siç i ka quajtur ajo kërcënimet nga liderët shqiptarë për kundërshtimin e krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e bëra nga UÇK-ja.

“Do të flasim për domosdonë e procedimit të të gjithë kryerësve të krimeve të luftës pa marrë para sysh përkatësinë etnike e fetare dhe për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur e nuk do të tolerojmë mos dënimin e krimeve që janë bërë ndaj serbëve”, ka thënë ministrja serbe, raporton Tanjug.

Ajo ka thënë se në këtë takim do të flitet edhe për siç ka thënë ajo vendimin e turpshëm të vendimit të gjykatës franceze në Comlar.

“Do të theksojmë se është i turpshëm vendimi i gjykatës franceze në Colmar lidhur me Ramush Haradinajn”, ka thënë Kuburoviq./Insajderi.com