Serbia notë proteste Hagës: Mos ‘fshini dyshemenë’ me neve

Serbia notë proteste Hagës: Mos ‘fshini dyshemenë’ me neve

Ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nikola Selakoviq ka thënë se gjatë ditës së sotshme do t’i dërgohet një notë proteste Tribunalit të Hagës.

Sipas medieve serbe Serbia po përgatitet që ti dërgojë notë proteste Tribunalit të Hagës pas disa zhvillimeve me kërkesën kryesore që të ‘mos fshijnë dyshemenë’ me Serbët, raporton b92.

“Do të njoftoheni më tutje me detajet dhe përmbajtjen e letrës në momentin që do të darkohet. Letra do të përmbajë edhe fjalët e kryeministrit Vuçiq”, ka thënë Selakoviq.

Sipas Selakoviq mënyra se si sillet Tribunali i Hagës me të dënuarit serb për krimet e luftës nuk është e drejtë dhe do t’i kërkojnë atyre që të ndryshojnë nëpërmjet kësaj note të protestës, raporton Insajderi.

Ai më tutje ka shtuar se Serbia ka detyrimet e saja ndaj ligjit, por detyrimi i saj kryesor është që të mbrojë interesat shtetërore, të cilat Sipas Selakoviq janë edhe mbrojtja dhe interesimi për të dënuarit për krimet e luftës në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

Sipas tij, Serbia është e gatshme për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, por, do të insistojë që trajtimi i tyre të jetë më ndryshe. Ai ka shtuar se as qeveria e Serbisë, e as qytetarët nuk duhet të veprojnë ndryshe, veçse të mbrojnë ato që ai i quan “interesat e shtetit”./Insajderi.com