Serbia rikthen në punë ambasadorin e larguar për shkak të Haradinajt nga Franca

Serbia rikthen në punë ambasadorin e larguar për shkak të Haradinajt nga Franca

Ambasadori i Serbisë në Paris, Rajko Ristiq i cili ishte tërhequr nga Parisi për konsultime për shakë të vendimit të Gjykatës franceze për refuzimin e ekstradimit të Ramush Haradinajt, është kthyer sot përsëri në detyrë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq kthimin në detyrë të ambasadorit serb në Francë e arsyetoj me ndryshimet që kanë ndodhur në Francë.

“Në Francë kanë ndodhur ndryshe u zgjodh presidenti i ri, prandaj u morr vendimi që Rastiq të kthej në Paris”, ka thënë Daçiq për Tanjug.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte ndaluar me 4 janar në Francë me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia. Haradinaj u detyrua të qëndroj në Francë për gati 4 muaj, por Gjykata franceze në fund vendosi që të refuzoj kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt.

Që nga 27 prilli kur Haradinaj ishte liruar Serbia kishte tërhequr ambasadorin e saj nga Franca./Insajderi.com