Serbia tashmë ka filluar punët për Autostradën e Paqes dhe linjat hekurudhore

Serbia tashmë ka filluar punët për Autostradën e Paqes dhe linjat hekurudhore

Shefi i zyrës së re rajonale të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit, John Jovanovic, thotë se dy projektet e para që zyra e tij po diskuton dhe po punon janë Autostrada e Paqes dhe linjët hekurudhore që do të lidhin Serbinë me Kosovën.

Gjatë një konference për shtyp të ndjekur gjithashtu nga Tanjug, Jovanoviç tha se puna për këto projekte me shumë faza tashmë ka filluar dhe është në proces, transmeton Insajderi.

Për zyrën e tij, prioritet është ndërtimi i Autostradës së Paqes në bashkëpunim me partnerët evropianë për të siguruar përfundimin sa më shpejt të mundshëm të projektit dhe përmirësimin e infrastrukturës për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, tha ai, duke i dhënë shumë rëndësi këtij projekti, për zhvillimin ekonomik të Serbisë./Insajderi.com.