Serbia do të vendosë sot se a do ta ketë në krye një grua lesbike

Serbia do të vendosë sot se a do ta ketë në krye një grua lesbike

Në Serbi sot vendoset për përbërjen e Qeverisë së re e nëse do të drejtohet nga pjesëtarja e komunitetit LGBTI, Ana Brnabiq.

Në konsultimet e fundit që do të bëhen sot do të njoftohet me ekipin e ri ministror që do ta formojnë qeverinë e re, shkruan B92.

Deri më tash thuajse janë caktuar të gjithë ministrat, përveç të Ministrisë për Mbrojtjen e Mjedisit, për të cilën nuk dihet se nëse do ta udhëheqë socialisti Goran Trivan apo progresisti Branislav Nedimoviq.

Qeveria e re mund të llogarisë në votat e deputetëve të të gjitha partive në koalicionin qeverisës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte propozuar për postin e kryeministres, Ana Brnabiç.

Brnabiç, është pjesëtare e komunitetit LGBTI dhe po ashtu do të jetë edhe kryeministrja e parë femër në historinë e shtetit Serb.

“Vendosa të propozoj Ana Brnabiç si kryeministre në parlamentin e Serbisë. Një vendim i vështirë për tu arritur por në interes të Serbisë dhe qytetarëve të saj”, kishte deklaruar Vuçiq përpara gazetarëve.

Brnabiç aktualisht është ministre e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal në Serbi.

Emërimi i saj në postin e ministres vitin e kaluar u mbështet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe u konsiderua si historike për Serbinë, pasi sipas tyre komuniteti LGBTI, është përballur shpesh me diskriminim, ngacmim dhe dhunë në këtë vend. /Insajderi.com